Auditimi nuk është thjesht një kontroll rutinë, është një proces objektiv që siguron transparencë, besueshmëri dhe përputhshmëri me ligjet dhe standardet.
Për t’u përgatitur siç duhet, sigurohuni që keni të rregulluara këto dokumente:
Pasqyrat financiare të plota dhe të përditësuara;
Regjistrat kontabël;
Dokumentacioni i kontratave, huave dhe marrëveshjeve të rëndësishme;
Faturat, qarkullimi i stokut dhe llogaritë e pagueshme/arkëtueshme;
Deklaratat tatimore të periudhës që auditohet.
Te ROI Consulting, ne ju ndihmojmë të përgatiteni në mënyrë profesionale për çdo auditim, duke garantuar përputhshmëri dhe siguri financiare.